Ndërlidhjet

STRUGË


Policia e Maqedonisë sot e ka vazhduar ndjekjen 3 ditëshe të një udhëheqësi të krimit.
Dilaver Bojku i njohur me nofkën "Leku", javën e kaluar iku nga burgu i Strugës, ku e vuante dënimin 6 muajsh për udhëheqjen me trafikimin e njerëzve dhe rrjetin e prostitucionit në Maqedoni dhe Shqipëri.
Mediat lokale kanë njoftuar se Bojku ka ikur derisa e transferonin në burgun e Ohrit, pa pranga në duar.
Bojku gjendet në listën e Interpolit, pasi gjykatat e Maqedonisë ngritën 17 aktpadi kundër tij.
XS
SM
MD
LG