Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Prasidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, përmes një letërkëmbimi jozyrtar me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush, ka paralajmëruar se Maqedonia do ta nënshkruajë marrëveshjen dypalëshe për imunitetin e shtetasve amerikanë nga Gjykata Ndërkombëtare me qendër në Hagë.
"Vlerësimet e Qeverisë janë se duhet nënshkruar marrëveshja dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, sepse për një gjë të tillë nuk ekzistojnë pengesa", transmeton gazeta "Dnevnik" duke u thirrur në burime të qeverisë.
Në shkrimin më tej thuhet se "nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në pajtim me interesat strategjikë të shtetit".
XS
SM
MD
LG