Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka thënë se beson që është cështje kohe kapja e Osama Bin Ladenit dhe Sadam Huseinit.
Duke folur në një konferencë të përbashkët me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf, në Kamp David presidenti amerikan ka deklaruar:
"Të dyja vendet, Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani janë të kërcënuara nga terrorizmi global dhe ne jemi të vendosur ta mundim atë. Mbështetja e Pakistanit ka qenë themelore në fushatën kundër talibanëve. Që nga sulmet e 11 shtatorit Pakistani ka kapur mbi 500 terroristë të Al-Kaidës dhe talibanëve."
XS
SM
MD
LG