Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair tha se gjendja e sigurisë në Irak është "ende mjaft serioze" pas vrasjes së djeshme të 6 ushtarëve britanikë nga një irakien i armatosur.
Blair i tha parlamentit në Londër se trupat britanike mund të kenë hyrë në ndonjë telash duke u përpjekur të çarmatosin popullatën lokale në zonën e shiitëve.
"Edhe në këtë kohë, është mjaft me rëndësi që ne t'i dyfishojmë përpjekjet tona për të sjellur stabilitetin në atë vend, sepse kjo është mënyra më e sigurtë për vendosjen e stabilitetit në botë", tha Blair.
Një ditë pas vrasjes së 6 ushtarëve, forcat britanike në Irak janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie, duke u dhënë liderëve lokalë civilë dy ditë afat për të dorëzuar vrasësin.
Sekretari britanik i Mbrojtjes Jeffrey Hoon tha se incidenti mund të nxitë dërgimin e trupave shtesë në Irak.
"Po bëhet një shqyrtim i situatës në teren. Prioriteti im absolut është siguria e forcave tona, prandaj nëse e do nevoja, atje mund të dërgojmë edhe trupa tjera", tha Hoon.
XS
SM
MD
LG