Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në rajonin e Gjilanit ka arrestuar një shqiptar 19 vjeç nën akuzë për anëtarësim në Armatën Kombëtare Shqiptare, dhe për kryerjen e aktiviteteve rekrutuese në emër të kësaj organizate.
Në 11 prill të këtij viti, kryeadministratori i Kosovës Mihail Steiner e shpalli AKSH-në si organizatë terroriste, dhe sipas urdhërit të tij ekzekutiv, anëtarësimi dhe kryerja e çfarëdo aktiviteti në emër të kësaj organizate është veprim i paligjshëm.
XS
SM
MD
LG