Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ai dhe liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord ta forcojnë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Duke folur në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me liderët e unionit, presidenti Bush tha: "Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë të kërcënuar nga terrorizmi global, dhe jemi të përcaktuar ta mundim atë. Sot kemi nënshkruar një marrëveshje për ta rritur bashkëpunimin tonë në luftën kundër terrorit dhe për ta përshpejtuar ekstradimin e terroristëve", tha presidenti amerikan.
Lidhur me Iranin, Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe liderët e Bashkimit Evropian janë dakord se Teherani duhet t'u përmbahet përkushtimeve të veta për të mos prodhuar armë bërthamore.
Për sa i përket Lindjes së Mesme, presidenti amerikan u shpreh skeptik rreth njoftimeve për marrëveshjen e arritur nga militantët palestinezë për t'i ndalur sulmet kundër caqeve izraelite.
George Bush kërkoi që Hamasi dhe grupet tjera militante palestineze të shpërndahen, për t'i dhënë rast paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG