Ndërlidhjet

logo-print

DROGA FENOMEN NË RRITJE DHE SHQETËSUES PËR SHQIPËRINË


Alma Çupi, Tiranë

Në ditën ndërkombëtare kundër drogës, Shqipëria ballafaqohet me rritjen e numrit të përdoruesve, veçanërisht tek moshat e reja. Nga informacioni i marrë në qendrën e toksikologjisë, e vetmja në
Shqipëri që trajton rastet e rënda të të rinjve që marrin drogë, bëhet e ditur se numri i përdoruesve gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm. Zyhni Sulaj shefi i kërij reparti, thotë:
" Në këtë gjysëm viti do të thoja që ne kemi trajtuar gjithsej rreth 620 persona, që është një numër 15-20% më i lartë se periudha e vitit të kaluar".
Sipas Ela Banaj koordinatore e projektit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, për drogën dhe krimet, zakonisht prirja për të marrë helmin e bardhë vihet re tek adoleshentët.
" Ndërsa një sondazh i bërë nga UNICEF në bashkëpunim me organizmat e tjera të Kombeve të Bashkuara, rezulton se mosha mesatare në masën e rinisë vërtitet tek 12-14 vjeç. Pra është një fenomen shumë alarmant për Shqipërinë", thotë Ela Banaj.
Njëri prej tyre, banor në qytetin e Lushnjës, e ka filluar drogën që në moshën 17 vjeç. Ai sot është 22 vjeç dhe me gjendje të rënduar shëndetësore. " Ma mësoi një shok. Pinte ai, dhe një herë dy herë e vazhdova ta provoja dhe unë. Më pëlqeu e bëra disa herë. Për një vit më pëlqente, por pastaj s'doja ta bëja sepse s'më pëlqente. Më dhimbnin kockat dhe i gjithë trupi, mishi mu bë gur. Ngaqë e bëja gjithmonë në një vend, pastaj u bë mishi kockë, nuk futej as gjilpëra. Gur është bërë".
Në Shqipëri, mungojnë statistikat reale të numrit të përdoruesve, por mendohet se numri i përdoruesve arrin në 30 mijë ku, 10 mijë janë të rinj nga Tirana. Zakonisht përdoruesit, sipas sondazheve të pjesshme të bëra nga organiziatat jo qeveritare, janë nga familje me të ardhura mesatare. Sipas Ela Banaj, shqetësim kryesor, mbetet, mungesa e informacionit në popullatë.
"Unë mendoj se problemi kryesor në rritjen e numrit të abuzuesve me droga sidomos në rradhët e të rinjve dhe të fëmijëve, që vërtet është problem për ne, është mungesa e informacionit të duhur dhe pikërisht tema e këtij viti është hedhur- Le të flasim për drogën", thotë Ela Banaj.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato lokale prej ditës sësotme kanë nisur një fushatë sensibilizuese “të flasimpër drogën”, e cila do të jetë në vazhdimësi. Do të shpërdahen postera, fletëpalosje, do të bëhen debate televizive si dhe koncerte sensibilizuese. Megjithatë
specialistët thonë se mungesa e një qendre rehabilitimi, e vështirëson trajtimin e të rinjve, përdorues të drogës.
XS
SM
MD
LG