Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson ftoi sot popullin e Kosovës që ti kundërshtoj banditët dhe ekstremistët. Ai poashtu theksoi vendosmërinë e Natos për ta kompletuar misionin në Kosovë. Ai mëtutje tha se "nuk jemi të përgatitur për ta parë Kosovën, që ishte shpëtuar nga Natoja, të kaloj në duart e elementeve kriminale dhe të atyre që shfrytëzojnë brutalitetin në emër të nacionalizmit etnik". George Robertsoni udhëhoqi delegacionin e përbërë nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Natos dhe përfaqësuesit e 7 vendeve, që priten ti bashkohen aleancës gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj vizite njëditëshe, delegacioni i Natos u takua me zyrtarët më të lartë të administratës ndërkombëtare dhe me ata të intitucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG