Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i britanisë, Tony Blair tha sot se "pavarësisht nga situata e vështirë në Irak, është e rëndësishme se Sadam Huseini është larguar".
Këto komente zoti Blair i bëri në konferencën e përbashkë për media në Londër, pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin. Mëtutje, kryeministri Blair tha:
- Çfarëdoqofshin dallimet që ishin lidhur me Irakun, megjithatë, ne po punojmë së bashku në nivel ndërkombëtar për tu ballafaquar me çështjet që dalin para nesh...çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin ndërkombëtar, ato për armatimin për shkatërrim në masë dhe çështjet për sjelljen e sigurisë dhe të stabilitetit në botë.

Duke folur për marrëdhëniet Britani – Rusi, presidenti rus, Putin tha:
- Ne edhe njëherë konfirmuam karakterin strategjik të partneritetit tonë dhe theksuam dinamikën e shtuar të dialogut tonë politik.
XS
SM
MD
LG