Ndërlidhjet

logo-print

DUBAI


Ish ministri irakien i informatave Mohammed Saeed al-Sahaf, i cili u bë i famshëm gjatë luftës me deklaratat e tij për fitoren e Irakut, sot doli në opinion pas zhdukjes së tij në ditët e fundit të konfliktit.
Duke i komentuar raportet për sukseset e Irakut në luftë, al-Sahaf ka mohuar se ishte pjesë e "udhëheqjes së Irakut".
"Nuk jam pjesë e udhëheqjes. Jam një ministër i informatave dhe e kreva detyrën deri në çastin e fundit", tha al-Sahaf, emri i të cilit nuk gjendet në listën e 55 zyrtarëve më të kërkuar të ish regjimit.
XS
SM
MD
LG