Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar amerikan është vrarë, një është plagosur dhe një tjetër është lënduar në Irak, gjatë gjurmimit që forcat amerikane e bënin për dy ushtarët e zhdukur.
Më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për vrasjen e tre ushtarëve tjerë amerikanë të enjten.
Në Uashington, sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se forcat e koalicionit ende përpiqen t'i çrrënjosin lojalistët e mbetur të regjimit të Saddam Husseinit.
"Ka shumë pjesëtarë të milicive të Baathistëve dhe Fedayeenëve në vend, të cilët ende bashkëpunojnë ngushtë me Saddam Husseinin dhe bëjnë punë të dëmshme për koalicionin, prandaj koalicioni ndërmerr gjithçka që t'i çrrënjosë", tha Rumsfeld.
Në Londër, sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw sot sërish e mbrojti pjesëmarrjen e Britanisë në luftën në Irak, duke i hedhur poshtë akuzat se raportet e inteligjencës ishin të mbivlerësuara.
Straw tha se aksioni ushtarak ishte i justifikueshëm, madje edhe nëse nuk gjenden dëshmi tjera se Iraku ka patur armë të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG