Ndërlidhjet

logo-print

TEL AVIV


Agjencitë raportojnë se udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë në parim janë dakorduar për tërheqjen e trupave të Izraelit nga disa pjesë të Rripit të Gazës.
Konfirmime zyrtare nuk ka patur, por televizioni izraelit tha se marrëveshja është arritur në takimin ndërmjet zyrtarëve të sigurisë të të dyja palëve.
Plani ndërkombëtar bën thirrje për tërheqjen graduale të Izraelit nga zonat e ripushtuara në 33 muajt e kaluar të luftimeve.
Më parë, themeluesi i Hamasit, Sheikh Ahmad Yassin, tha se grupi ka vendosur të bëjë thirrje për armëpushim, por ende negocion me fraksionet palestineze për kushtet specifike.
XS
SM
MD
LG