Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sot vazhduan takimet intensive ndërmjet grupeve militante palestineze Xhihadi Islamik, Hamasi dhe fraksioni Fatah i Yasser Arafatit, për të sajuar tekstin final të deklaratës për armëpushimin.
Ndërprerja e menjëhershme e armiqësive e çon përpara iniciativën e paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez deri në 2005.
Ministri i jashtëm palestinez Nabil Shaath tha se detajet do të diskutohen sonte në takimin me këshilltaren e presidentit amerikan për siguri Kombëtare Condoleezza Rice.
"Tani më e kemi bërë një hap të madh në fazën e parë të planit, ndërprerjen e plotë të zjarrit në të gjitha frontet dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe Betlehemi", tha Shaath.
XS
SM
MD
LG