Ndërlidhjet

BAGDAT


Një civil irakian është vrarë dhe dy ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë ditës në Bagdat.
Dy ushtarët janë plagosur derisa është sulmuar automjeti i tyre.
Incidenti ka ndodhur pas gjetjes së trupave të dy ushtarëve amerikanë, të cilët llogariteshin të zhdukur në një fshat 30 kilometra larg kryeqytetit irakian.
Nga 1 maji, dita kur presidenti Bush ka shpallur përfundimin e betejave të mëdha ushtarake në Irak, së paku 23 ushtarë kanë humbur jetën, si pasojë e sulmeve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG