Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Forcat amerikane kanë filluar një operacion në pjesën qëndrore të Irakut, për të kapur besnikët e Sadam Hyseinit, të cilët besohet se janë të përfshirë në sulmet kundër trupave të koalicionit.
Mësohet se gjatë këtij operacioni deri tani janë ndaluar 60 persona dhe janë kapur sasi të konsiderueshme armatimi.
Sulmet e fundit, në të cilat janë vrarë apo plagosur ushtarë amerikanë tregojnë se forcat amerikane kanë ende punë për të bërë në Irak, ka thënë ish komandanti i trupave amerikane në rajon, Tomy Franks.
"Problemet që janë në Irak dhe sulmet e fundit a do të zbehin fitoren e arritur nga amerikanët? Natyrisht që jo. Është e sigurt se regjimi i Sadam Huseinit ka marrë fund dhe se 25-26 milionë irakianë kanë një të ardhme shumë më të mirë."
XS
SM
MD
LG