Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbia dhe Mali e Zi e kanë shtyrë marrjen e vendimit se a do ta nënshkruajnë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, për përjashtimin e shtetasve amerikanë nga dorëzimi në gjykatën e përhershme penale ndërkombëtare, ka thënë sot ministri i jashtëm, Goran Svilanoviq. Agjencitë e lajmeve informojnë se të martën skadon afati për dhënien e përgjigjjes në kërkesën e Shteteve të Bashkuara që Serbia dhe Mali i Zi ta nënshkruajnë marrëveshjen. Deri tash nga vendet e Ballkanit këtë marrëveshje me Amerikën e kanë nënshkruan Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Rumania.
XS
SM
MD
LG