Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë sot miratoi tekstin përfundimitar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara, për mos-dorëzimin e shtetasve amerikanë në Gjykatën penale ndërkombëtare, u kumtua në Shkup. Ky zhvillim u bë pasi Shtetet e Bashkuara u kërcënuan me tërheqjen e ndihmës ushtarake prej 10 milionë dollarësh në rast se Maqedonia nuk e nënshkruan këtë marrëveshje. Është thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara ajo duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë. Uashingtoni e kundërshtoi krijimin e Gjykatës së përhershme ndërkombëtare penale duke thënë se trupat amerikane në misionet jashtë Shteteve të Bashkuara mund të ndiqen sipas akuzave të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG