Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat e Shteteve të Bashkuara në Irak kanë vazhduar operacionin për kapjen e mbështetësve të Saddam Husseinit, por kanë vazhduar edhe sulmet e armatosura dhe trazirat.
Në qendër të Bagdadit ka shpërthyer një automjet ushtarak amerikan, kurse dëshmitarë citohen të kenë thënë se katër ushtarë janë nxjerrë nga automjeti i përfshirë nga zjarri. Lidhur me shkaqet e shpërthimit të automjetit dhe plagët që kanë marrë ushtarët amerikanë ka patur raporte kundërthënëse.
Ndërkaq afër aeroportit të Bagdadit një granatë ka plagosur një ushtar amerikan.
Në qytetin Falluxha nga një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë janë vrarë së paku pesë irakianë dhe plagosur katër të tjerë.
XS
SM
MD
LG