Ndërlidhjet

PRISHTINË


Të gjithë liderët e Kosovës u kanë bërë apel me një letër të hapur të gjithë kosovarëve të çvendosur në Serbi, Mal të Zi dhe në Maqedoni që të kthehen në shtëpitë e tyre.
''Le të mos ketë kurrfar dyshimi në synimet tona; nëse ju e quani Kosovën ''shtëpi'', atëherë është koha që të ktheheni në shtëpi. Së bashku ne mund të ndërtojmë një Kosovë të re dhe më të mirë me të cilën do të mburreshim të gjithë'', thuhet në letër.
Apelin e kanë nënshkruar të gjithë liderët jo-serbë të Kosovës, duke përfshirë presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Rexhepi si dhe liderët e partive kryesore politike.
XS
SM
MD
LG