Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian , Javier Solana do të bisedojë sonte në Bruksel me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin lidhur me ecuritë në Kosovë dhe perspektivat e fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, kanë njoftuar zyrtarët e BE-së.
''Bashkimi Evropian dëshiron të njoftohet se si zhvillohen rrethanat e brendëshme në Kosovë, por njëherit edhe t'u sqarojë liderëve politik të Kosovës qëndrimin e BE-së se është e domosdoshme të ngritet dialogu me Beogradin'', ka thënë Kristina Galjak, zëdhënëse e Javier Solanës.
XS
SM
MD
LG