Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se luftëtarë irakianë dhe nga jashtë që rezistojnë forcat amerikane në Irak do të ndeshen me ''forcë të drejtëpërdrejtë dhe të vendosur''.
''Ata që përpiqen të minojnë rindërtimin e Irakut nuk e sulmojnë vetëm koalicionin tonë-por e sulmojnë popullin irakian. Ne do të qëndrojmë fuqimisht me popullin irakian derisa ndërtonë ardhmëri më të mirë'', ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush ka thënë se ''liria ka armiqët e saj'', por forcat amerikane nuk do të jenë të detyruara të dalin parakohe ng ai vend, kurse Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë për rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG