Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot përfundoi misioni paqëruajtës katërvjeçar i trupave ruse në Kosovë me një ceremoni lamtumirëse të mbajtur në aeroportin e Prishtinës ku merrnin pjesë zyrtarë ushtarakë nga Rusia, komandanti i krahut jugor të NATO-s, Gregori Xhonson, komandanti i KFOR-it, Fabio Mini, komandantët e njësiteve shumkombëshe të forcave paqëruajtëse dhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.
''Së bashku me forcat tjera të KFOR-it i shërbyem një qëllimi-vendosjen e paqës së paluhatëshme në rajon.U dëshirojmë paqe dhe përparime popujve të Kosovës'', ka thënë komandanti i kontingjentit rus në Kosovë, Nikollaj Krivencov duke folur në solemnitet.
XS
SM
MD
LG