Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq thotë se në deklaratën për Kosovën, të cilën duhet t'a miratojë Kuvendi i Serbisë, do të definohet qëndrimi i Serbisë për statusin e Kosovës dhe për standardet në Kosovë.
Zhivkoviq nuk ka hyrë në hollësi se çfarë do të përmbajë deklarata , por ka thënë se ajo do të jetë ''platformë për ata të cilët do të bisedojnë me bashkësinë ndërkombëtare dhe shqiptarët e Kosovës''.
Kryeministri i Serbisë ka thënë se ''deklarata do të jetë piknisje për palën serbe në bisedime'' dhe u ka bërë thirrje partive politike të vendit të tij që të jenë ''unike'' pas një strategje të përbashkët .
XS
SM
MD
LG