Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Duke akuzuar Tribunalin e Hagës për anësi politike, ministri serb i drejtësisë, Vladan Batiq tha sot se Serbia do t'e gjykojë në mungesë njërin nga liderët e shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçin në një gjykatë të Beogradit nën akuzën të ketë bërë krime lufte kundër serbëve etnikë gjatë luftës në Kosovë të viteve 1998-99.
''Ne do t'e gjykojmë ate në mungesë, pastaj do të shohim se si do të reagojë bashkësia ndërkombëtare'', ka thënë ministri Batiq.
Ai e ka akuzuar Tribunalin e Hagës se tregon prirje anti-serbe sepse deri tash ka dështuar t'a akuzojë Hashim Thaçin.
''Me gjasë ka disa arësye politike, se sa legale, për se ai nuk është akuzuar nga Gjykata e Hagës'', ka thënë Vladan Batiq, duke shtuar se qeveria serbe i ka dërguar Tribunalit një material prej 40 mijë faqesh kundër Hashim Thaçit .
XS
SM
MD
LG