Ndërlidhjet

DEJTON/OHAJO


Presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë në ''ofenzivë kundër terroristëve dhe atyre që i mbështesin ata'', duke theksuar se amerika ''nuk do të lejojë asnjë grup terrorist apo regjim të përdalë që t'a kërcënojnë me armë për zhdukje në masë''.
Duke folur në bazën ajrore Wright-Patterson me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, George Bush ka theksuar se Shtetet e Bashkuara ''do të veprojnë kurdo që të jetë e domosdoshme për të mbrojtur jetërat dhe lirinë e popullit amerikan''.
Ndërkaq sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld në mesazhin dejtuar forcave të armatosura e ka krahasuar luftën e sotme kundër terrorizmit me luftën e zhvilluar për pavarësi në vitin 1776.
''Lufta globale kundër terrorit është largë nga përfundimi. Derisa është rivendosur liria për popujt e Afganistanit dhe Irakut, kërcënime të rrezikëshme mbesin në këto vende dhe anembanë globit'', ka thënë sekretari amerikan i mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG