Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, i cili përfundon mandatin ditën e hënë, u ka bërë thirrje liderëve më eminentë botërorë që të inkuadrohen në zgjidhjen e statusit final të Kosovës, duke theksuar se vendet udhëheqëse të botës duhet t'i japin përparësi zgjidhjes të statusit të saj, pas shtyrjes katër vjeçare.
''Nuk mundemi ta shtyjmë në pafundshmëri çështjen e stausit, për sivjet nuk janë pjekur kushtet, por për pesë vite do të jetë tepër e vonuar'', ka thënë Michael Steiner në konferencë për shtypin në Prishtinë.
Shefi i UNMIK-ut ka thënë më tej se ''ajo që nevojitet është inkuadrimi politik dhe përkushtimi i metropolave, e kjo do të thotë kryeqendrave evropiane dhe Uashingtonit''.
XS
SM
MD
LG