Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri serb i Drejtësisë, Vladan Batiq ka vlerësuar se paralajmërimi i Podgoricës për nënshkrimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për mos-dorëzim të qytetarëve amerikanë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare fletë se Mali i Zi udhëheqë diplomaci më të mirë se Serbia dhe se u paraprin ngjarjeve.
Ndërkaq, zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq ka deklaruar se nuk ka guxuar të ndodhë deklarim i veçantë i Malit të Zi për ate marrëveshje.
''Nuk e dij se si do t'e bëjmë tash harmonizimin e mëtejshëm të raporteve në kuadrin e bashkësisë shtetërore, nëse një pjesë e saj deklarohet pa vendimin e tërsisë '', ka thënë Çoviq.
XS
SM
MD
LG