Ndërlidhjet

BEOGRAD


Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësuar sot se shefi në shkuarje i UNMIK-ut, Michel Steiner le pas vete , siç thotë ''kaos të njëmendët'' dhe se vlerësimet e tij për përmirësimin e situatës në Kosovës janë të pavërteta.
Ajo vlerëson se Steiner, sipas fjalimeve të tij lamtumirëse në Nju Jork dhe në Prishtinë i përngjan, siç thotë ''një gjenerali që i fiton në memoare betejat e humbura në terren''.
Bashkësia ndërkombëtare duhet sa më parë të emërojë pasardhësin e tij ''i cili do t'e vështronte gjithanshëm situatën, do t'e shihte të vërtetën në sy dhe të ketë guxim t'ia kumtojë opinionit ndërkombëtar'', thotë Partia Demokrateike e Srebisë.
XS
SM
MD
LG