Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair i ka hedhur poshtë akuzat e BBC-së se qeveria e tij e kishte stërmadhuar kërcënimin nga armët për shkatërrim në masë të Saddam Hussein për të përligjur luftën në Irak.
Në një intervistë për gazetën ''Observer'', Blair ka thënë se është absurde të sugjerohet se qeveria e tij kishte ''krehur'' dosjet e informacioneve të zbulimit për arsenalin irakian.
Ai e ka akuzuar BBC-në për ''sulm serioz'' në integritetin e tij dhe ka kërkuar tërheqjen e akuzave.
XS
SM
MD
LG