Ndërlidhjet

LONDËR


Komiteti paralmentar britanik i cili ka analizuar veprimet e qeverisë dhe informacionet e përdorura prej saj gjatë luftës në Irak ka arritur në përfundimin se qeveria nuk e ka keqdrejtuar parlamentin për ta cuar vendin drejt luftës në Irak.
Por Komiteti në fjalë ka kritikuar qeverinë për pretendimin se Iraku brenda 45 minutash mund të vinte në përdorim armët bërthamore.
"Sa i përket besueshmërisë së atyre që pretendoheshin në dosjen mbi armët e shkatërrimit në masë të Irakut, kjo mbetet të shihet. Megjithatë si përfundim mund të themi se pretendimet e qeverisë ishin të bazuara drejt mbi informacionet e inteligjencës që kishin në dispozicion". Kështu ka deklaruar Donald Anderson, shefi i Komitetit për Mardhënie me Jashtë në parlamentin britanik.
XS
SM
MD
LG