Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


U nënshkrua sot marrëveshja për tregtinë e lirë midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për palën kosovare marrëveshjen e nënshkroi shefi i administratës ndërkombëtare, Michael Steiner si dhe ministri i tregtisë dhe Industrisë Ali Jakupi. Në emër të qeverisë së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga ministri i ekonomisë, Arben Malaj.
Kjo marrëveshje parasheh lehtësimin e detyrimeve doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanovic, ka kundërshtuar marrëveshjen duke thënë se Kosova nuk mund të nënshkruajë marrëveshje të tilla, pasi nuk mund të ketë një politikë tregtare të mëvetësishme.
XS
SM
MD
LG