Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair vendosmërisht i ka hedhur poshtë akuzat se ai e kishte manipuluar popullin lidhur me luftën në Irak dhe se kishte stërmadhur kërcënimet nga armët irakiane për zhdukje në masë, duke thënë sërish se pa kurrfar dyshimi presidenti i dëbuar Saddam Hussein zhvillonte armë të tilla para fillimit të luftës.
''Ju ndoshta mund të mendoni se çështja e armëve të Saddamit për zhdukje në masë ishte ndonjë trillim i CIA-s apo Shërbimit britanik të zbulimit. Nuk ka kurrfar dyshimi se Saddam Hussein zhvillonte armë për zhdukje në masë'', ka thënë Blair para komitetit përkatës të Parlamentit britanik.
XS
SM
MD
LG