Ndërlidhjet

PRETORI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush gjatë vizitës në Afrikën Jugore ka përsëritur sërish bindjen e tij se presidenti i dëbuar irakian, Saddam Hussein kishte program për armë të zhdukjes në masë dhe se kishte marrë vendimin e duhur për invadimin e Irakut.
''Nuk kam kurrfarë dyshimi në mendje se Saddam Hussein ishte kërcënim për paqën në botë dhe nuk kam kurrfar dyshimi në mendje se Shtetet e Bashkuara, bashkë me aleatë dhe miqë, bën gjënë e duhur duke e larguar ate nga pushteti'', ka thënë George Bush.
Presidenti amerikan ka biseduar me mikpritësit krizën e epidemis së SIDA-s në Afrikë, terrorizmin, tregëtinë dhe krizën politike dhe ekonomike në Zimbabve.
XS
SM
MD
LG