Ndërlidhjet

BEOGRAD


Pesë fëmij shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin mbijetuar masakrat e vitit 1999 të nënave dhe anëtarëve tjerë të familjeve të tyre, kanë dëshmuar sot në një gjykatë të Beogradit në procesin gjyqësor për krime lufte kundër ish policëve serbë, Sasha Cvijetan dhe Dejan Demiroviq.
Ata me plagë në trup kishin mbijetuar vrasjen e 19 njerëzve në Podujevë, përkatësisht Besianë, në mars të vitit 1999.
''Sot kishim rastin të dëgjojmë se ç'farë kishte ndodhur në oborret ku nënat dhe motrat e të mbijetuarve ishin vrarë'', ka thënë akstivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq, nga Qendra për të drejtën humanitare.
XS
SM
MD
LG