Ndërlidhjet

GJILAN/PRISHTINË


Gjykaci hetues ndërkombëtar i ka vazhduar për një muaj paraburgimin liderit të ish UÇPBM-së, Shefket Musliut të cilin forcat e KFOR-it para dy ditësh ia dorëzuan policisë së UNMIK-ut dhe organeve civile të drejtësis, ka thënë sot zëdhënësi i UNMIK-ut Andrea Angeli.
Masar Morina, mbrojtës i Shefket Musliut, ka deklaruar se klienti i tij gjatë marrjes në pytje nga gjykaci ndërkombëtar ka mohuar të gjitha akuzat, duke shprehur gadishmëri që të ballafaqohet me të vërtetën.
Forcat e KFOR-it e kishtin arrestuar Shefket Musliun nga fillimi i marsit me arsyetim se ai paraqiste rrezik për ambient të sigurtë.
XS
SM
MD
LG