Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Fabio Mini thotë se operacioni aktual paqëruajtës do të vazhdojë misionin në Kosovë për ''së paku edhe pesë vite të tjera'', por në një intervistë për Associated Press ai ka thënë se detyrat paqëruajtëse eventualisht mund t'u dorëzoheshin trupave nga Maqedonia, Bosnja, Serbia-Mali i Zi, Shqipëria dhe vetë Kosova, që do të operonin nën ombrellën dhe udhëheqien e NATO-s.
''Deri tash, e gjithë siguria në Ballklan është identifikuar si luftim, si identifikim i armikut dhe pastaj të luftuarit e tij, por me paqën kjo qasje do të duhet të ndyrshohet plotësishtë... siguria do të thotë bashkëpunim'' ka thënë komandanti i KFOR-it.
Gjenerali Fabio Mini nuk ka thënë se çfar roli, nëse do të ketë, parasheh ai për forcat e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nëse detyrat paqëruajtëse do të zhvendoseshin tek aramatat ballkanike.
XS
SM
MD
LG