Ndërlidhjet

BRIZBEN


Grupi i 11 vendeve i prirë nga Shtetet e Bashkuara u dakordua sot që të fillojë stërvitje ushtarake dhe të ndërtojë një rrjet për informacione zbulimi në kuadrin e fushatës për t'u prerë rrugën transportimeve në rrugë detare të armëve të ndaluara.
Kjo u kumtua pas përfundimit të takimit dy-ditësh të grupit të Iniciativës për Sigurinë e Proliferimit në Australi, që ishte propozuar fillimisht nga presidenti George Bush në 31 maj.
Mirëpo disa anëtarë të grupit thanë se mund të nevojiten konventa të reja ndërkombëtare para se ata legalisht të ndalojnë dërgesa armësh për shkatërrim në masë nga shtete të dyshuara, sikurse Korea Veriore.
XS
SM
MD
LG