Ndërlidhjet

BISHEK


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson ka deklaruar se Kirgistani është në vijën e parë të frontit në luftën kundër terrorizmit dhe ka theksuar rëndësinë e rolit të bazës ushtarake afër Bishekut gjatë operacioneve në Afganistan.
''Terrorizmi, ekstremizmi, narkotikët, krimi i organizuar-që të gjitha këto janë kërcënime të reja të shekullit 21'', ka thënë Robertson gjatë vizitës në Kirgistan.
Ai ka thënë se NATO nuk është vetëm një organizatë ''që ka të bëjë me fuqinë ushtarake, por ka gjithashtu edhe rol të madh politik dhe në fushën e sigurisë ''.
XS
SM
MD
LG