Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtori i Agjencisë amerikane të Inteligjencës, George Tenet, ka marrë përsipër përgjegjësinë për informacionet e pasakta që presidenti Bush ka përdorur për të arsyetuar luftën në Irak.
Bëhet fjalë për akuzat se Iraku po përpiqej të blinte uranium nga një vend afrikan. Tenet ka theksuar se nuk duhej të lejonin që presidenti të përdorte këto informacione në fjalën e tij drejtuar kombit, kur CIA dyshonte mbi vërtetësinë e tyre.
Kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale kanë kërkuar një hetim të pavarur për mënyrën se si Shtëpia e Bardhë informoi publikun mbi luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG