Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia e Serbisë njoftonë se në orët e herëshme të mëngjezit në kompleksin e Pallatit të drejtësisë në Beograd, ku është selia e tre gjykatave, ka ndodhur një shpërthim i kurdisur që është dëgjuar disa kilometra largë, por përveç dëmeve materiale -nuk ka patur viktima.
Në njërën nga ato gjykata vazhdon edhe procesi gjyqësor për krime lufte kundër dy policëve serbë për masakrimin e 19 civilëve shqiptarë në Podujevë të Kosovës gjatë vitit 1999, ku këto ditë dëshmuan pesë fëmij shqiptarë.
''U tregua se tek ne është e fortë lidhja e kriminelëve dhe kriminelëve të luftës ...'', ka deklaruar ministri Rasim Ljajiq, duke komentuar pyetjet nëse ky sulm mund të ndërlidhet edhe me këte proces gjyqësor.
XS
SM
MD
LG