Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Presidentët e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë sot mbyllin samitin trepalësh pas takimeve të pardjeshme në Qystendil dhe të djeshme në Ohër, me ç'rast kanë diskutuar lidhur me ndërtimin dhe kompletimin e autostradës që mban emërin Korridori-8 transportues evropian, që përmes Maqedonisë lidh bregdetin adriatik shqiptar me bregdetin e zi bullgar.
Në deklartën që publikuan pas bisedimeve të djeshme, presidentët Georgi Parvanov, Alfred Moisiu dhe Boris Trajkovski, i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të mbështesë me financa ndërtimin e mëtejshëm të projektit të gjatë 1.300 kilometra.
XS
SM
MD
LG