Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeinspektori i dikurshëm i Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix u ka deklaruar mediave të Londrës se qeveria e Britanisë kishte bërë ''gabim fundamental'' kur pretendonte se Iraku mund të vinte në veprim armë për zhdukje në masë për 45 minuta.
Blix ka thënë se dukej ''tepër e pagjasë që atje të kishte çfarëdo mjeti për bartjen e armëve kimike apo biologjike për 45 minuta ''.
Blix ka folur në jehonën e pretendimeve të vazhdueshme se qevritë amerikane dhe britanike e kishin stërmadhuar kërcënimin nga Iraku për të justifikuar luftën e prirë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG