Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Këshilltarja për sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice ka deklaruar se presidenti George Bush ndërmori luftën irakiane për t'i dhënë fund një tiranie që sfidonte bashkësinë ndërkombëtare, e jo nëse Saddam kishte kërkuar të fusë në dorë uranium për zhvillimin e armëve atomike.
''Kjo është bërë një çështje tejet e fryrë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk shkoi në luftë për shkak të çështjes nëse Saddam Hussein kishte këruar uranium nga Afrika. Ai nisi në luftë popullin dhe forcat amerikane sepse ajo ishte një tirani e përgjakëshme e cila për 12 vite kishte sfiduar bashkësinë ndërkombëtare '', ka deklaruar Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG