Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti George Bush u nis në luftën irakiane sepse Saddam Hussein kishte armë kimike dhe biologjike për zhdukje në masë dhe përpiqej të zhvillojë programin për armë bërthamorë.
''Askush, askush, nuk mendon se Shtetet e Bashkuara shkuan në luftë në Irak sepse Saddam Hussein kishe kërkuar apo jo uranium nga Afrika. Ne shkuam në luftë sepse Saddam Hussein kishte armë kimike dhe biologjike, dhe në fakt kërkonte të zhvillojë programin bërthamor, pa marrë parsysh se do të përfshinte këtu apo jo uranium që vjenë nga Afrika'' ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
Këshilltarja për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice kishte deklaruar më parë se Bush i priu popullit dhe forcave amerikane në luftën irakiane edhe për t'i dhënë fund një tiranie të përgjakëshme që sfidonte bashkësinë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG