Ndërlidhjet

MOSKË


Çeçenia ka nxjerrë kandidat të parë për zgjedhjet presidenciale të tetorit, Said-Khamzat Gairbekovin, zëvendës drejtor i një kompanie ndërtimore ruse, por drejtuesja e komisionit për të drejtat e njeriut të Presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se lideri separatist, Aslan Maskhadov duhet të lejohet të bëjë gara për president.
Ella Pamfilova ka thënë se Maskhadov është deklaruar kundër terrorizmit dhe prandaj është i përshtatshëm për një amnesti për separatistët çeçenë që heqin dorë nga lufta dhe dorëzojnë armët.
Zgjedhjet janë pjesë e planit të Putinit për vendosjen e paqës në Çeçeni, ku trupat ruse dhe separatistët çeçenë vazhdojnë të konfrontohen për çdo ditë.
XS
SM
MD
LG