Ndërlidhjet

HAGË


Dëshmitarja e prokurorisë, Barabara Nagj ka deklaruar në procesin gjyqësor kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës, se gjatë vitit 1992 pjesëtarë të focave serbe në Baranjë e kishin marrë burrin e saj hungarez, kurse kufoma e tij ishte gjetur pesë vite më vonë në varrezat e Beli Manastirit, bashkë me të zhdukur tjerë.
Gjykimi i Millosheviqit, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë dhe në Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë, vazhdon nesër me dëshminë e Stjepan Kljuiq, ish anëtar kroat i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës.
XS
SM
MD
LG