Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Së paku një ushtar amerikan dhe një fëmi irakian janë vrarë në një varg sulmesh kundër forcave të Shteteve të Bashkuara në Bagdad e rrethinë në park të përvjetorit të grusht shtetit të vitit 1968 të partisë Bath që solli në pushtet Saddam Husseinin.
''Në ora nëtë e pesëdhjetë e mëngjezit u sulmua konvoji i Korpusit të tretë mbështetës i komandës, duke udhëtuar nëpër autostradën në veri të Bagdadit. Sulmuesit pëdorën armë të imta zjarri dhe granata. Konvoji mori disa viktima '', ka deklaruar në Bagdad zëshënësi i ushtrisë amerikane, majori William Thurmond.
Numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në betejë në Irak që nga invadimi i prirë nga Shtetet e Bashkuara arriti në 147, që është i barabartë me numrin e përgjithëshëm të viktimave amerikane në luftën e Gjirit të vitit 1991.
XS
SM
MD
LG