Ndërlidhjet

BAGDAD


Këshilli qeveritar irakian ka planifikuar që të ri-integrojë dhjetra mijëra ish ushtarë irakianë në jetën civile, në bashkëpunim me koalicionin e prirë nga Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare që kanë përvojë në demilitarizimin e shoqërisë.
Në komunikatën e Këshillit thuhet se mbi dy qind mijë ushtarë të dikurshëm, të cilët nuk janë fajtorë për krime lufte apo abzime të të drejtave të njeriut, pritet të përfitojnë nga ky proces.
Ndërkohë një stacion televiziv në gjuhën arabe ka emituar një kasetë që thuhet se është nga Saddam Hussein, në të cilën folësi thotë se Këshilli qeveritar irakian është ''shërbëtor i të huajve e jo në shërbim të popullit'' dhe nxit irakianët të dëbojnë forcat okupuese.
XS
SM
MD
LG