Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtori i CIA-s, George Tenet ka thënë para një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara se ai kishte bërë gabim duke lejuar që presidenti George Bush të pretendojë gjatë fjalimit të janarit se Iraku përpiqej të blejë uranium nga Nigeri në Afrikë.
Senatori John Edwards, i cili synon nominimin e Partisë Demokrate për president, kishte thënë se është me rëndësi që Shtëpia e Bardhë të marrë përgjegjësitë për ate që thotë.
''Në instancën e fundit, presidenti i Shteteve të Bashkuara është përgjegjës për ate që thotë e jo CIA, jo George Tenet '', ka thënë senatori Edwards.
Kryetari i komitetit, Pat Roberts, nga radhët e Partisë Republikane kishte thënë se duhet të përmirësohet përdorimi i të dhënave nga shërbimet e zbulimit.
XS
SM
MD
LG