Ndërlidhjet

logo-print

SEUL


Korea Jugore ka shkëmbyer zjarr pushkomitralozësh me Korenë Veriore në Zonën e demilitarizuar gjatë orëve të mëngjezit, por nga ana jug-koreane nuk ka patur viktima.
''Rreth orës gjashtë të mëngjezit një kufitar veri-korean shkrepi katër breshëri kundër kufitarit jug-korean në pjesën e mesme të Zonës së demilitarizuar. Sipas rregullave tona , pala jonë u përgjigj me 17 breshëri '', ka thënë zëdhënësi i Shtatamadhorisë jug-koreane, koloneli Lee Hong-ki.
Këto të shtëna të rralla kanë ndodhur derisa Shtetet e Bashkuara dhe Kina po kërkojnë rrugët pët të bindur Korenë Veriore të hyjë në bisedime për heqien dorë nga synimet për armë bërhamore.
XS
SM
MD
LG